Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku mbeti ii vrarë Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se ngjarja ka ndodhur para syve të policisë.

Pjerin Xhuvani që ndërroi jetë sot është proceduar dhe arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Mbetet e dyshimtë se përse PD kishte sinjalizuar policinë për një mjet pa targa, persona nga Partia Demokratike kishte bllokuar automjetin e Pjerin Xhuvanit, duke vepruar me vetëgjyqësi, ndërkohë gjithçka mund t’i tregohej policisë.

Sapo janë nxjerrë armët, ka ardhur efektivja e policisë që mbeti e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e policisë. Efektivja Xhensila Sota pritet të japë dëshminë e saj. Policia ka sekuestruar pamjet filmike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb