TIRANË

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Arapaj të Durrësit, rreth dy javë më parë ku u tha se ishte tentuar të përdhunohej në ambientet e shkollës një minorene.

Në një postim në “Facebook”, Vokshi shkruan se shteti është në duart e kriminelëve duke akuzuar policinë dhe prokurorinë për deklaratakontradiktore.

POSTIMI I VOKSHIT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 2 javë më parë në Arapaj të Rrashbullit, Durrës. Zonë të cilën e njoh shumë mirë pasi kam qenë për dy mandate deputete e saj.
Arapaj, fshat i bukur, me njerëz të përkushtuar e punëtore, ku të gjithë banorët njohin njëri-tjetrin, është tronditur nga akti i fundit i dy djemve që kanë ngacmuar seksualisht, brenda ambienteve të shkollës, një vajzë krejt të mitur.
Mundohem të kuptoj nga deklaratat e institucioneve shtetërore atë që ka ngjarë. Por një gjë deklaron policia dhe tjetër gjë prokuroria.
Si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq të rëndë për gati dy javë?? Cila nënë është sot e qetë kur nuk ka shtet të mbrojë vajzat e tyre edhe brenda institucioneve shkollore që duhet të ishin vendet më të sigurta për to??
Është e tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve.
Sepse fëmijët tanë nuk i kemi të sigurt.
Sepse bëhen makinacione për të fshehur krimin.
Pse po fshihet ngjarja? Kush fshihet pas saj?? Si mundet të mos dënohen autorët? Pse hesht Ministrja Shahini sa herë ngjarje të tilla të rënda tronditin shqiptarët??
Ky është modeli i dhunimit, përdhunimit, që vjen nga maja e transmetohet në qeveritarët qendrorë e lokalë e futet fshehurazi në çdo familje.
Nëse sot nuk e ndalim, nesër do jenë bërë dëme të pariparueshme për shoqërinë e do jetë shumë vonë.
#TëMbrojmëFëmijëtTanë
#TëRefuzojëeModelinEShtetitTëKrimit

Vokshi
Vokshi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: