ELBASAN 

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Elbasan, ku si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë Pjerin Xhuvani, i konsideruar mbështetës i Partisë Socialiste.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në emisionin “Front line”“News 24” se qyteti është bërë tashmë një vatër e nxehtë e përplasjes mes palëve politike.

Krimi ka ndodhur në një zonë të populluar të Elbasanit. Kamerat e sigurisë janë duke u këqyrur. Papleka, që është pjesë e shtabit elektoral të Gazmend Bardhit, pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Hetimet, që duhet të jenë të pavarura, do të zbardhin më shumë këtë ngjarje. Janë shpallur në kërkim policor disa persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë përplasje, që përfundoi me një të vdekur dhe katër të plagosur.

Nuk konfirmohet që në mjet të ketë sende të kundraligjshme në automjet. Ngjarja paralajmëron egërsi të fushatës. Elbasani konsiderohet vatër e nxehtë e përplasjes mes palëve.

Makina është pa targa dhe e zezë, një Benz. Aktivistë të PD-së kanë përdorur disa furgonë, për ta ndjekur dhe gjurmuar këtë automjet që ishte pa targa. Pretendimi ka qenë që në makinë ka pasur karta identiteti, lista votuesish dhe shuma të konsiderueshme të parave.

Mirëpo nuk konfirmohet që në mjet të ketë sende të kundraligjshme. Qarku i Elbasanit ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe problematik. Ngjarja duhet parë me kujdes e duhet folur vetëm pasi të ketë prova për ndodhinë. Viktima Pjerin Xhuvani u akuzua nga PD se ishte element kriminal. Xhuvani ka qenë pjesë e LSI, më pas i PDIU-së dhe në fund i PS-së. Papleka ishte anëtar i shtabit të PD për mbrojtjen e votës. Ngjarja paralajmëron egërsi të fushatës. Elbasani konsiderohet vatër e nxehtë e përplasjes mes palëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb