Kryetari i PAA-së Agron Duka, me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Duka thekson se detyrimi më i madh ndaj shqiptarëve është eliminimi i çdo tensioni politik. Po ashtu, Duka shton se çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim, duke vlerësuar se të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duka vlerëson se ngjarje si e Elbasanit, nxisin frikë e pasiguri, e se strukturat e rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe efektive.

Postimi i Agron Dukës:

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri.

Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese.

Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim.  Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet.

Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb