TIRANE- Një ditë pas ngjarjes në Lazarat ku një efektiv i policisë mbeti i vrarë, dhe u plagosën dy të tjerë, ka reaguar edhe Tritan Shehu. Ndërsa shpreh dhimbje për vrasjen e të riut, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shehu thekson se “krimi duhet dënuar me të gjithë forcën e ligjit”.

Në reagimin e tij, Shehu thotë se nuk duhet që grupi i zjarrit të etiketohet për përkrahje të ISIS apo komunizmit.

JA POSTIMI I PLOTË I TRITAN SHEHUT
Ne Lazarat po zhvillohet nje operacion policie.

Se pari dua te shpreh dhimbjen time per vrasjen kriminale te nje oficeri dhe plagosjen e dy te tjereve, qe u uroj sherim te shpejte.

Krimi duhet denuar me te gjithe forcen e ligjit.

Krimi ka te beje me individe apo grupe kriminale e jo me komunitete te tera.

E shpreh kete sepse qe mbreme e sot ne vazhdim disa “analiste” apo “tituj”, me qellim apo per mungese profesionalizmi, direkt apo indirekt, po transmetojnë denigrime kolektive.

Lazarati e lazaratasit jane nje komunitet si gjithe te tjeret ne Shqiperi.

Kane nje nivel te larte intelektual, edukimi e emancipimi.

Jane te shkolluar, shume nga ata edhe jashte vendit ne nivele te larta.

Kane punuar tere jeten per te siguruar jetesen, jane blegtore te shkelqyer etj.

Identifikimi I tyre me Canabisin ishte nje aksident i pa drejte, per te cilin faji kryesor nuk mund te bjere mbi ata e aq me shume mbi te gjithe komunitetin.

Kete e them une qe ne Shqiperi kam folur e shkruar me shume se kushdo tjeter kunder droges, Canabisit, kultivimit te saj e qe kam pershendetur nderhyrjet e shtetit.

Lazaratasit jane njerez te moderuar me aspirata te thella demokratike.

Nuk jane radikale apo fondamentaliste, sic kerkohet me keqdashje “nepermejt reshtave” tu dedikohet kjo atyre ne disa publikime.

Terrorizmi, ISIS, nuk kane asgje te perbashket me ata.

Fatkeqesisht individe te tille ka pasur jo pak keto kohe ne trojet shqiptare, por kjo nuk mund te identifikoje komunitete te tera e aq me shume lazaratasit, qe dallohen per ndjenjat perendimore.

Dhe kete e them une qe jam i pari, prej gushtit 2013, qe kam ngritur me force e ne vazhdim kete rrezik qe kercenon vendin tone.

Pra te jemi te kujdeshem me “etiketimet dhe epitetet”, ashtu sic duhet te jemi te vendosur ne luften me krimin, drogen, terrorizmin.

Ajo qe ndodhi e po ndodh aty nuk eshte ceshtje e nje komuniteti, apo e disa adoleshenteve te rritur “sui generis”, sic dedukton ndonje analist.

Inkurajoj, shpresoj dhe pres qe strukturat shterore perkatese te zbardhin te verteten, te ndalojne e denojne e kriminelet e grupimet realisht pergjegjese.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb