FIER– Shoqëria ‘TPD’ ka reguar përmes një deklaratë për ngjarjen e ndodhur në rafinerinë e naftës në Fier, ku një punonjës i identifikuar si Agim Myrdini 59 vjeç kërcënoi se do hidhej nga oxhaku i rafinerisë, pasi kishte 4 muaj pa marrë rrogën. Sipas ‘TPD’, përgjegjësitë e detyrimet e punonjësve i ka ‘ ARMO’, ndërsa marrëveshja me ketë të fundit ka skaduar në 31 dhjetor 2016, ndërsa aseti i është dorëzuar përmbaruesve te ngarkuar nga bankat qe janë ne proces ekzekutimi te rafinerisë se Fierit kundrejt kredive te pashlyera te ‘Armo’ sh.a ndaj tyre.

Deklarata e plotë e TPD:
Ndoqëm me shqetësim ngjarjen ne Rafinerine e Fierit, ku nje punonjes i Armo sha kërcënonte te kryeje një akt ekstrem qe synon rikuperimin e pagave te prapambetura ndaj tij te cilat nuk i janë paguar ne baze te kontratave te punës, qe ai ka me kompaninë ku është punësuar.
Shoqëria TPD mëson qe ky person pretendon se këto pagesa i detyrohen nga TPD, pavarësisht situatës te pakëndshme ne te cilen detyrohemi te shprehemi, është e nevojshme te sqarojmë opinion publik se shoqëria TPD nuk ka tashme asnjë lidhje me pretendimet e punonjësit .
TPD i ka pranuar dhe shlyer gjithmonë detyrimet e veta. Duam gjithashtu te sqarojmë opinionin publik dhe te gjithë te interesuarit, se TPD sha prej tre vitesh është njeri prej kontraktoreve e Armo nëpërmjet nje marrëveshje operimi te Rafinerise se Fierit. Ne kete marrëveshje, pergjegjesite, dhe detyrimet ndaj punonjësve qëndrojnë me shoqërinë Armo. Marrëveshja ne fjale ka skaduar ne 31 Dhjetor te 2016, dhe aseti i është dorezuar permbaruesve te ngarkuar nga bankat qe janë ne proces ekzekutimi te rafinerisë se Fierit kundrejt kredive te pashlyera te Armo sha ndaj tyre.
Largimi i shoqerise Armo dhe braktisja edhe e këtij aseti prej saj, ka krijuar detyrime te larta ndaj institucioneve te tjera, ndaj punonjësve te vete Armos siç është rasti ne fjale, si edhe shoqërisë tone TPD, e cila si investitor i rendesishem, jo vetëm nuk ka krijuar detyrime ndaj te treteve, por është duke u përballur me presione dhe gjoba ndëshkuese, krejtësisht te padrejta, nga autoritetet shtetërore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb