Athina është tronditur mbrëmjen e djeshme, pas sulmit me armë që i ngjasonte më shumë një skene filmi. Ngjarja ndodhi në “Kato Patisia”, si pasojë e të shtënave me armë, mbetën të vrarë tre shqiptar, ndërsa u plagosën dy efektivë policie.

Por emrat e viktimave nuk ishin të panjohur për policinë greke, pasi siç mëson BalkanWeb, Armando Lamaj ka qenë tetë herë i arrestuar ndër vite, ndërsa Andon Tefi herë. Por duket se “rekordin” e mban 42-vjeçarja, e cila mbrëmjen e djeshme drejtonte automjetin “MercedzBenz”, nga ku Tefi qëlloi me armë për vdekje Lamaj, është arrestuar 22 herë për prostitucion nga autoritetet greke.

Armando Lamaj, konkretisht: Arrestuar në 31 maj 2022 bashkë me Andon Tefin për çështje droge. Arrestuar në tetor 2021 për çështje kokaine. Arrestuar në 31 maj 2020 me një pistoletë TT dhe dy krehra.  Arrestuar në tetor 2019 për disa vjedhje. Arrestuar në maj 2016 për pjesëmarrje në grup kriminal për vjedhje. Urdhër arresti në shkurt 2016 për vjedhje. Proceduar në korrik 2015 për tentativë vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Arrestuar në janar 2012 për “pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ndërkohë, Andon Tefi: Arrestuar në 31 maj 2022 bashkë me Armando Lamaj për çështje droge (kokainë). Arrestuar në 2017 për pjesëmarrje në vjedhje makine.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb