Detaje të tmerrshme kanë dalë në dritë nga përdhunimi që ish-oficeri i policisë britanike Wayne Cousins ka bërë ndaj 33-vjeçares Sarah Everard.

Ish-oficeri ka deklaruar para gjykatës, se ka rrëmbyer, përdhunuar e më pas vrarë Everard. Ai ka rrëfyer se më 3 mars ka ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Kujtojmë që po në të njëjtën datë, trupi i pajetë i Everard u gjet në një pyll në jug të Londrës.

Për ngjarjen tragjike ish-oficeri Cousins ende nuk është arrestuar, ndërsa pritet të bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore mbi trupin e pajetë të 33-vjeçares për të vërtetuar saktësisht atë që ka ndodhur më 3 mars.

Sakaq, vlen të përmendet që ngjarja ka shkaktuar zemëratë të gjerë në mesin e popullsisë, madje, dhjetëra aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë dalë në protestë për këtë ngjarje të rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb