Një ngjarje dramatike është shënuar në Siri, me protagonist një foshnjë siriane.

Iman Ahmed, 1.5 vjeç ka gjetur vdekjen për shkak të sulmeve të përsëritura nga regjimi i Bashar Al Asad. Foshnja Iman u dërgua dje në mëngjes në spitalin Şifa në rajonin Afrin të Sirisë nga familja e saj e cila pas migrimit nga Idlibi qëndronte në një barakë pa xhama në territorin e strehimit të përkohshëm në jugperëndim të Afrinit, shkruajnë mediat lindore.

Në fotografinë që spitali Şifa në Afrin ka ndarë me AA-në dhe për të cilën thuhet se është shkrepur pas vdekjes së foshnjës, vërehet se Iman është me sytë hapur dhe se një dorë e drejton trupin e vogël të saj për shkrepjen e fotografisë.

familja në vitin 2018 migroi drejt Idlibit nga rajoni i Gutës Lindore të kryeqytetit sirian Damask pas evakuimit të kryer si pasojë e sulmeve të Rusisë dhe regjimit. Për shkak të bombardimeve, familja ndërroi vendin disa herë dhe u largua në pjesën periferike të Afrinit në afërsi të kufirit Siri-Turqi.

Një pjesë e madhe e të zhvendosurve janë vendosur në rajonin e kampeve në vijën kufitare me Turqinë ndërsa një pjesë tjetër në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët e dyshuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb