DURRËS

Policia e Durrësit informon se sot pasdite, në qytetin bregdetar, 100 metra në thellësi në det, është gjetur i pajetë, trupi i një 30-vjecari, i seksit mashkull.

Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë thënë se trupi nuk ka dëmtime fizike, duke shtuar se ende nuk është bërë identifikimi i tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vëndin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m  në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb