GJERMANI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani teksa një nënë 27- vjeçare ka vrarë 5 fëmijë të saj nga mosha 1 deri në 8 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin perëndimor gjerman Solingen, teksa nëna pas aktit ka tentuar vetvrasjen duke u hedhur para një treni në Dusseldorf, por shpëtoi.

Pas vrasjes së 5 fëmijëve, nëna telefonoi të ëmën për t’i treguar çfarë kishte bërë, teksa e njoftoi se do të vriste edhe fëmijën e 6-të.

Por gjyshja nxitoi duke telefonuar menjëherë Policinë dhe për të marrë në shtëpinë e saj fëmijën më të madh, 11 vjeçar i cili është shëndoshë e mirë, dhe i vetmi i mbijetuar nga vëllezërit e motrat.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb