Shkrumbohen nga flakët dy banesa në fshatin Kabash në qendrën administrative Poroçan, Gramsh. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se zjarri ka rënë rreth orës 3 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në  vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.

Mësohet se banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë ndërsa 8 anëtarëte familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.

Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: