KAVAJË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Kavajë, me protagonist një vajzë 20 vjece.

E reja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, pasi ka qenë në një gjendje depresive.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb