KORCË


Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Korçës. Një i ri është plagosur me sende të forta në një lokal.


Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” një person është paraqitur në një lokal të qytetit me dëmtime në kokë. Policia bën me dije se personi i gjymtuar dyshohet se është gjuajtur me sende të forta në një nga baret e qytetit jug-lindor.


  • foto galeri

I plagosuri është në gjendje të rëndë, ndërsa dëshmia e tij mbetet ende e paqartë për policinë. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton rastin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb