SHENGJIN- Një person është mbytur ditën e sotme tek “Rana e Hedhur” në Shëngjin. Sipas policisë bëhet fjalë për një pushues nga Kosova që kishte qenë bashkë me një të afërm të tij. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka dhënë alarmin dhe policia është vënë menjëherë në lëvizje.

Policia kufitare mësohet të jetë nisur drejt vendngjarjes, pas sinjalizimeve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij.

NJOFTIMI I POLICISË
Gjatë ditës së sotme dy turistë kosovarë kanë hyrë në det në plazhin e Shengjinit dhe si pasojë e detit të trazuar njëri prej tyre nuk ka arritur të dal në breg.

Në orën 12:55 një telefonatë ka njoftuar QNOD (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare). Telefonata është bërë nga turisti i dytë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Forca Detare ka aktivizuar anijen e gatshme në Shëngjin. Anija “Drini” i është drejtuar zonës ku është zhdukur njëri nga turistët kosovarë. Në këtë moment vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit nga anija si dhe jane nisur polumbaret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb