Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një fabrikë ka rënë zjarri dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, në “Misto Mame”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi me inicialet A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi me inicialet M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoje aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb