Ngjarje e veçantë për Kishën Katolike shqiptare. Mësohet se sot në Bazilikën e Nazaretit është vendosur mozaiku i “Zojës së Këshillit të Mirë”.

Në ceremoninë ku i pranishëm ishte at Gazmend Tinaj, i cili shoqërohej dhe nga grup prej më se 50 pelegrinësh shqiptarë të besimit katolik, ishin të pranishëm dhe ambasadori Bardhyl Canaj dhe Këshilltarja Sonila Turshilla.

“Ngjarje e veçantë për Kishën Katolike shqiptare, sot, në datën 3 Qershor 2023 vendoset në Bazilikën e Nazaretit mozaiku i “Zojës së Këshillit të Mirë” nga Atë #GazmendTinaj i shoqëruar nga një grup prej më se 50 pelegrinësh shqiptarë të besimit katolik. Në meshën e mbajtur me këtë rast mori pjesë Ambasadori Bardhyl Canaj dhe Keshilltarja Sonila Turshilla. Qëllimi i realizimit të Mozaikut të “Zojës së Këshillit të Mirë”, është që të jetë e pranishme Kisha Katolike në Shqipëri dhe Kombi ynë, si “Pajtorja e e tij” në Nazaret, Israel, atje ku është edhe Bazilika kushtuar Lajmërimit të Zojës së Bekuar, meqë të gjitha kombet e botës kanë vendosur nga një imazhe të Zojës Mari që nderohet në vendet e tyre. Vendi ynë deri më sot nuk ka një Mozaik të Zojës Mari atje.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, Fretërit Françeskanë në Shqipëri nën kujdesin e Atë Gazmend Tinaj, Fretër Françeskanë të Kustodies së Tokës së Shenjtë (Israel dhe Palestinë), Bamirësja Mara Tinaj si dhe puna e palodhëshme dhe e shkëlqyer e artistëve Eduard & Albana Sinaj e bënë të mundur realizimin e kësaj vepre Fetare dhe artistike.”, thuhet në postimin e ambasadës izraelite.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb