Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku një burrë rreth të 40-ve është tërhequr për disa metra zvarrë nga treni.

Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ndodhi në Plati të Imathia, rreth orës 13:00. Ky tren kryente linjën Selanik – Plati .

Sipas informacioneve të para nga policia, trupi i burrit ka qenë i shtrirë në shina, kur treni ka kaluar mbi të, por nuk dihet ende nëse ka qenë i vdekur para se treni ta tërhiqte zvarrë, apo vdekja i është shkaktuar si pasojë e goditjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb