Një shkëmbim zjarri mes anëtarëve të një bande dhe autoriteteve policore është regjistruar në afërsi të kufirit verior të Meksikës. Si pasojë, kanë ndërruar jetë tre prej anëtarëve të kartelit dhe një kalimtar i rasatit.

Incidenti është shënuar në qytetin kufitar Matamoros, kur anëtarët e ushtrisë dhe oficerët e policisë u përpoqën të ndalonin disa automjete për inspektim.
Anëtarët e bandës qëlluan mbi forcat e sigurisë dhe u vënë flakën disa makinave, ndërsa disa arritën të arratiseshin në këmbë në qendër të Matamoros.

Ky është incidenti i dytë, në Matamoros në më pak se një javë. Të dielën e kaluar, videot në rrjetet sociale treguan një sërë makinash që po kalonin me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit dhe dëgjoheshin të shtëna.

Nga viti 2019 deri në mars të këtij viti, Matamoros është vendbanimi i një numri të madh emigrantësh, të cilët janë urdhëruar të qëndrojnë në Meksikë, ndërsa presin që të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil në SHBA. Kjo është e përcaktuar në një protokoll që lëshoi asokohe administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb