Analisti Redi Sheu, i ftuar në emisionin “Open “në News24 foli për arrestimin e Alda Klosit.

Shehu u shpreh se arrestimi i Klosit erdhi për shkak të deklaratave të saj kontradiktore dhe se ngjarje të tilla shërbejnë për të skanuar funksionimin e shtetit.

Po ashtu, ai tha se besueshmëria ndaj saj është e ulët pasi deklaratat e saj kanë qenë të ndryshme në çdo rast dhe se ‘si mund të fshihen paratë psohtë krevatit, sikur të ishin kuti gjalpi’.

“Situata të tilla shërbejnë për të skanuar si funksionin sistemi. Ngjarje të tilla na tregojnë se si funksionin një qeveri. Këto janë testime. Ne na takon që përmes elementeve të ngjarjes të nxjerrim disa ngjarje, pasi janë korruptive. Duhet të merremi me disa detaje, i pari është ai që në vitet 2017-2022 ka akumuluar prona. Ky është fakt. Kjo periudhë i korrespondon me periudhën që ka qenë zyrtare e kryeministrisë. Së dyti, a është e sinqertë Dobi? Këtë nuk mund ta themi, po mund të merremi me faktin që Klosi denoncoi paratë e xhepit. Pastaj kaluam te 120 mijë euro. Ky është dyshimi dytë. Besueshmëria e Klosit është relative. Në elemente të Dobit, flitet për 8 shtëpi. Pse i përmend shtëpitë e tjera? Kjo sikur do të bashkëpunojë. Flet për një seri njerëzish që vijnë me para. Të jep përshtypjen se skenave me para dhe se kuptoj si ka gjetur para poshtë krevatit sikur janë kuti gjalpi. Ka shumë dyshime në këtë ngjarje. Kemi të drejtë të dyshojmë”, tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb