Mëngjesin e kësaj të hëne në Laçi iu bë atentat 60-vjeçarit Xhelal Reçi. Kjo ndodhi, u diskutua në emisionin “Pikat mbi i”, në “News 24”, ku analistët e ftuar, Fatos Lubonja dhe Artur Zheji, i bënë një analizë të gjerë situatës.

Ata e panë ngjarjen jo vetëm në aspekt kriminal, por edhe në atë politik, duke nënvizuar se si krimi i organizuar ka “kapur” politikën dhe ndeshemi me episode të kësaj natyre. Ata shtuan njëzëri, se në vend që kryeministri Edi Rama të merret me dështimin e “Ballkanit të Hapur”, më mirë të shikojë problemet e brendshme të vendit dhe të mundohet t’i zgjidhë ato.

Artur Zheji: Pashë takimin e Erdoganit dhe Biden. Këta sa më shumë janë autoritar në vendin e tyre, aq më shumë mendojnë që vendi i tyre është i vogël dhe duan të bëjnë gjëra më të mëdha. Në këtë rast kemi Ramën që agjendën e Ballkanit të Hapur nuk e shtyn, edhe pse Merkel tha për projektin gjerman. Ai ka një agjendë që e bën, edhe pse Bosnja është kundër, Mali i Zi kundër. Ata duan të rregullojnë detyrat e jashtme, por në fakt, në mes të Laçit u vra një ish-polic, para disa ditësh u vra një tjetër në Fier. Ai do të rregullojë çështjet në Ballkan, edhe pse në Shqipëri ka ende shumë punë për t’u bërë. Unë shoh paradoks të madh. Ka nevojë për një riorganizim të madh të kontrollit të territorit. Këtë që krijon idenë, por përjetimin që Shqipëria ka dalë nga kontrolli, është e pasigurt.

Fatos Lubonja: Zheji e lidhi me amën psikologjike të Ramës. Mendoj që qëndron kjo, por nuk mjafton për ta shpjeguar. Ideja e opozitës në Maqedoninë e Veriut, e cilëson Ballkanin e Hapur, si dështimin për ta çuar vendin në Evropë. Atje dështimin e kanë lidhur me Bullgarinë dhe janë të justifikuar, ndërsa te ne s’ka të tilla justifikime. Në këtë aspekt, krimi i organizuar që ka shpërthyer me këto vrasje. Nëse keni vënë re shumë vrasje që kanë ndodhur në Shqipëri, ka të bëjë me pastrimin e parave. Nëse këta i quajmë kolaterale janë kolaterale të një ekonomie kriminale që është duke u zhvilluar në vend. Ngjarjet e ndodhura formojnë një peizazh të plotë. Ky numër i pa fundëm vrasjesh, është rezultat i një ekonomie kriminale që ka kapur vendin. Kryeministri që shkon atje që bën Ballkanin e Hapur, duhet parë si fasadë.

Artur Zheji: Ka një paradoks dhe ky paradoks mund të quhet fasadë, mendjelehtësi, mund të quhet një ambientim. Ajo ndjekja me motor në mes të rrugës, që godet me pistoletë, është pamje e tmerrshme. Nga kamera e institucionit është kapur një skenë që shihet vetëm nëpër filma. Mund të arrijmë në përfundimin që të gjitha fajet i ka Rama? Sepse kjo ka nisur që në vitin 1991. Këtu ka shumë bashkëfajësi. Ndoshta duke ia lëshuar të gjitha mëkatet atij, s’po bëjmë një gabim? Pamje e atentatit janë të frikshme. Rama është kryeministri, po por të tjerët? Ne godasim atë, por ja po iku ai do të ndryshojë kjo? Ndoshta nuk ndryshon. Ka ardhur koha ndoshta për të përmbysur një sistem të tërë dhe jo thjesht të mos merremi me Ramën.

Fatos Lubonja: Përgjegjësitë i ka e gjithë klasa politike. Sot kemi një shtet të kapur nga krimi, në çdo shtet ka mafie, por këtu te ne, mafia ka shtetin e vend. Çfarë duhet bërë është një temë shumë e gjerë.

Artur Zheji: Kjo është një djallëzi në katror. Rama del aty dhe thotë se i di unë të gjitha. Ai ka krijuar perceptimin që njerëzit që duhet të ndjekin ministritë dhe të bëjnë punët, të jenë ‘kot’. Kur thua qeveria Rama shumë pak ministra mbahen mend. Ai është në mandatin e tretë. Rama bën një “kurth’ komunikativ. Ai merret me Open Ballkan të dështuar, në një kohë që njerëzit vriten rrugëve.

Njerëz rriten edhe në mes të qyteteve botërore, jo vetëm në Shqipëri?

Artur Zheji: Po, por atje hetohen ngjarjet dhe i çojnë në burg kriminelët. Ata sundojnë tregjet botërore.

Vrasja e ish-policit në Fier

Fatos Lubonja: Ka disa aspekte. Nga më sipërfaqësorja deri në probleme më të thella. Më sipërfaqësorja ka të bëjë me funksionimin e demokracisë. Ajo që ndodhi në Maqedoni më bëri shumë të bëj, që dorëheqja e Zaevit, tregon një nivel të lartë të demokracisë. Tregon që atje ka zgjedhje të lira, duke qenë se jep dorëheqjen dhe tregon që ka reflektuar për Reformën në Drejtësi. Ka një dinamikë. Kur një opozitë akuzon për krim të organizuar, duhet të kishte pasur një ndryshim. Nuk kishte ndryshim sepse kemi shtetin e kapur nga krimi i organizuar. Çështja e parë është demokracia. Si të vendosim demokracinë. Nëse do mendimin tim për më thellë, duhen thënë dy gjëra kryesore, një projekt, një parti e re, një lëvizje, një parti e re. Duhet ndryshuar ekonomia. I dyti mendoj unë që duhet një projekt që të vlerësojë arsimin në Shqipëri. Këta të rinj që vriten për 5 lekë dhe mendojnë që kulmi është të blejnë një makinë “Range Rover” dhe më pas vritesh, kjo kërkon arsim tjetër. Ne e kemi lënë arsimin në mjerim. Shqiptarët shumica janë bërë analfabetë funksionalë.

Artur Zheji: E vetmja industri që kemi është ajo e vesit. Ne prodhojmë ves. Do t’i përshembull drogë, ne e tregtojmë e rafinojmë. Shqipëria të kujton Kubën e viteve ’50, nga shkrimtarët e kohës. Unë personalisht nuk besoj te revolucionet, por te reformat. Rama bën fasadën me Ballkanin e Hapur. Maqedonia e Veriut hoqi dorë, Mali i Zi nuk merr pjesë, edhe pse ka një tentativë për ta çarë Malin e Zi. Kosova, ka plagë të pa mbyllura dhe deklarata të pa bëra nga ana e Vuçiçit. Bosnja Hercegovina që ka dhjetëra mijëra të vdekura nga lufta nuk shkon. Në këtë mbetet ky dhe Vuçiç. Nëse e bën si fasadë të bëj një punë këtu, të merret me menaxhimin e territorit të brendshëm. Kur krimi nuk respekton rregullat primare të lojës, është shumë keq. Këtu tani vrasjet sheshit do të thotë që mafia i ka punët keq, nga grupet që përplasen nga njëra-tjetra. Kjo është një emergjencë kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: