Ngjarjet kriminale, kanë qenë fokusin në emisionin “Pikat mbi i” këtë të hënë në News24. Për të folur për këtë çështje në studio i ftuar ishte analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala.

E ndalur tek masakra e Fushë Krujës dhe krimit në Milot, gazetarja Klodiana Lala e cilësoi si ‘pika e vlimit’.

Nga ana e tij analisti Zheji tha se shteti në këto ngjarje të rënda është thjesht spektator.

“Çështja është se vijmë nga një stinë politike po bëhet më e nxehtë se stina e korrikut që jemi. Debatet janë të shumta, por interpelancë për të drejtën e jetës nuk po shoh akoma. Këtu krimet po bëhen në vendet publike. Vrasjet ndodhin nuk kemi intrumenta që të ndjekin vrasësit. Kjo është shumë dramatike. Por kjo i ka dhënë shumë kurajo krimit që të veprojë ditën me diell, dhe shteti është një spektator i padëmshmëm në skenën e krimit.

Pjesë nga biseda në studio:

Kaq shumë është sofistikuar krimi?

Gazetarja Klodiana Lala:Vendi ku ishte zgjedhur nuk i jepte mundësi ku të mund të largoheshin, nga ura është shumë e vështirë të kalosh. U zgjodh momenti i drekës. Ekzekutorët janë kujdesur për të mos lënë shenja. pra kanë zgjedhur këtë kohë të nxehtë ku nuk ka lëvizje për shkak të vapës. Në vendin e ngjarjes u gjetën 60 gëzhoja dhe në dy drejtime të kundërta u gjetën dy automjete të djegura. krimi është bërë shumë agresiv, atentatet i kemi parë shumë të sofistikuara. Specialistët e zonës që mendohet të kenë informacion nuk kanë dhënë

Zheji: Ne duhet t’i kërkojmë Erdogan të na e zgjidhë këtë punë, se i fali kryeministrit aeroplan, të na japë edhe ca dronë Bajraktar. Njerëzit e botës së krimit që  e dinë që mund të jenë nën shenjestër, në vëzhgim gjithmonë ndërrojnë itinerarin.

Klodiana Lala: Shpesh zgjidhen vende ku përçojnë mesazhe, në akset kryesore të vendit. Tek masakra e trefishtë ekzekutorët kishin përdorur një armë shumë të sofistifikuar, mendohet dhe dyshohet se është një vrasje me pagesë. Njerëzit e botës së krimit asnjëherë nuk ndjekin të njëjtin itenerar, më shqetëson fakti që këto ngjarje po e tronditin sigurinë në vend. Këto ngjarje duhet zbardhen. Kujtojmë masakrën e Bradasheshit, ku nga ajo ngjarje krimi në Elbasan mori një revansh të tmerrshëm. Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës, familja Martinaj ka përplasje, është Lezha në mes, Shkodra, Fushë Kuqa, Nikla.. Ka aq shumë mllef dhe për fat të keq më duhet të mendoj se ka nisur lufta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: