MAQEDONI-Qindra shqiptarë protestuan sot në solidarizim me Kumanovën me moton kundër terrorit maqedonas ndaj vendbanimit shqiptar.

Protesta nisi para Pallatit të OKB-së në Gjeneve, ku qindra protestues mbanin afishe dhe flamuj kombëtar, amerikanë dhe zviceran, raporton Presheva Jonë.

Vaxhid Sejdiu, kryetar i Shoqatës “Liria Kombëtare” në Zvicër organizatori i protestës së sotme bashkë me asociacione tjera shqiptare nga Maqedonia qe veprojne ne Zvicër deklaroi duhet dënuar fuqishëm aksioni dhe terrori policor maqedonas ndaj popullatës shqiptare në Kumanovë.

Ai theksoi se duhet të ndërhyjë faktori ndërkombëtarë dhe të bëj një hetim të pavarur dhe transparent.

“Shqiptarët nga diaspora, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër, janë shumë të shqetësuar në lidhje me zhvillimet tragjike në ditët e fundit në Maqedoni. Kjo është arsyeja pse ne po takohen sot (16 maj 2015) këtu në Gjenevë, në selinë e Kombeve të Bashkuara, për të protestuar dhe të dënojnë dhunën dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë në Kumanovë. Ne dënojmë terrorin shtetëror të policisë maqedonase dhe forcave ushtarake mbi civilët shqiptarë, të pafajshëm dhe të pambrojtur, siç ndodhi në masakrën e Kumanovës”, deklaroi Vaxhid Sejdiu.

Organizatorët pas protestës, përmes një delegacionit i lanë një letër OKB-së në Gjenevë, lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, të cilën kërkuan t’ia dërgojnë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Përmes letrës kërkohet që OKB-ja duhet të marrë masa urgjente për të menjëherë të ndaluar dhunën dhe terrorin e ushtruar nga forcat maqedonase mbi popullsinë e pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare.

“Ne kërkojmë hapjen e një hetimi ndërkombëtar, për te ndeshkuar aktorët e dhunës dhe masakrës në Kumanovë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për të marrë këtë çështje në dorë dhe për të sjellë para drejtësisë, para Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë, autorët e krimeve të tilla kundër njerëzimit nuk e kane vendin ne Qeverine e Shkipit por në Hagë..” thuhet ndër të tjera në letrën e protestës.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: