Avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 ka thënë se 21 janari ka lidhje me korrupsionin në nivele qeveritare të asaj kohe.

Ai thotë se protesta e 21 janarit të 2011 ishte kundër një qeverie në të cilën zv.kryeministri i asaj kohe Ilir Meta u kap në audio- përgjimin e regjistruar të Dritan Priftit duke bërë korrupison.

Por më pas sqaron ai, Rama nënshkroi marrëveshje me të, dhe ishte Meta që do e sillte në pushtet kurse nga ana tjetër premtonte drejtësi për 21 janarin. Ngjela thotë se si mund të bënte drejtësi Edi Rama ndaj Ilir Metës që po e sillte në pushtet kur njëkohësisht ishte shkaktari i ngjarjes së 21 janarit.

 

DEBATI NË EMISIONIN ”REAL STORY”

Klodana Lala: Z.Ngjela ju flisni dhe bëni një analizë dhe e shtjelloni. Por ku lidhet korrupsioni me 21 janarin?

Spartak Ngjela: 21 janari ka një zv. kryeministër që u kap në korrupsion. Dhe një revoltë popullore kundër këtij korrupsioni sepse nuk u bë asgjë me të.  Aq sipërfaqësore ishte sa ata bënë një marrëveshje në 2013 për pushtet. Unë bëj marrëveshje për pushtet dhe t’i pret që unë të bëj drejtësi për 21 janarin që e shkaktoi ai që do më sjellë mua në pushtet

Klodiana Lala: Skepticizmi më lind si gazetare dhe jam prap skeptike

Fatos Klosi: Skepticizmin mbaje për vete thotë Ngjela dhe ky skepticizëm deri tani nuk vlen. Thoja popullit jo atij .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb