TIRANE

Nga studio e emisionit ‘Kjo Javë’ ku komentoi situatën politike në vend, si edhe dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Spartak Ngjela. Për avokat Ngjelën një akt juridik që nuk përmend ligjin është i pavlefshëm.

“Presidenti kujt ia dërgoi dekretin ia dërgoi KQZ-së, e cila e pa dhe kërkoi ku është ligji. Një akt juridik që nuk përmend ligjin është i pavlefshëm.”- tha Ngjela, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e KQZ, Klement Zguri.

‘Ai nuk ka intelekt profesional, profesioni vjen nga një intelekt akademik, nuk e ka popull i thjeshtë është. Juristët e KQZ ia kanë sqaruar por nuk do ta pranojë Është një dekret që nuk jep pasojë juridike. Pse nuk e ka kushtetuta rrëzimin e një dekreti. Si do i zhbësh pasojat. Ti e caktove, ditën e zgjedhjeve, dhe ky dekret i parë ka dhënë pasojë, është mbledh KQZ kanë dalë KZAZ, kush do e paguajë? Me paratë e korrupsionit do e paguajë.?”- vijoi më tej Ngjela.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb