Avokati i njohur Spartak Ngjela nuk është vetëm në fokusin e zhvillimeve politike, pasi shpesh kthehet edhe në qendër të mediave rozë, për shkak të komenteve që i bën moderatorëve simpatike të ekranit.

Kësaj here, avokati ka bërë sërish një koment për moderatoren Bora Zemani. Ai e komplimenton bukuroshen brune jo etëm për pamjen e jashtme, por edhe për atë që përfaqëson në ekran.

“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë.
Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike.
Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan Ngjela

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: