TIRANË – “Nëse Prokuroria do ta zgjidhë çështjen e akuzave të Tom Doshit, duhet të t’i kërkojë ndihmë FBI-së.” Kështu gjykon avokati i njohur Spartak Ngjela. I ftuar në studion e “News 24” për zhvillimet e fundit të bujshme politike, Ngjela tha se “për këtë çështje duhet kërkuar FBI-ja, sepse në këtë vend pasurohen gjyqtarët dhe prokurorët. Edhe nëse ka ndonjë prokuror të vendosur, atë e transferojnë,” – tha ai.

Lidhur me reagimin e Ambasadës së SHBA-së ndaj përjashtimit të deputetit Doshi, Ngjela tha se me siguri që “Rama ka qënë në bisedime me ambasadorin dhe kjo ka qënë kërkesë e tyre. Duket se ka qënë kërkesë e tyre, por Tom Doshi s’e ka kuptuar dhe u nxeh, kaloi në anën tjetër dhe goditi Metën, sepse mendoi se ngjit. Se Meta është shumë i ngatërruar me botën e krimit, e dinë të gjithë, edhe diplomacia. Tani, varet nëse kjo ngjarje do të jetë vetëm një produkt spontan apo fillimi i një procesi.

Mirëpo, është acaruar shumë dhe Berisha, sepse po goditet Meta. Berisha nuk nxitohet, por ka frikë se mos çështja shkon tek Meta, se nga ai ka marrë të gjitha beneficet. E keni vënë re se i thotë Naços? Z.Naço! Kurse të tjerët i thërret në emër. Ndaj, nëse kemi të bëjmë me fillimin e një procesi, duhet kërkuar ndihma e FBI-së dhe FBI-ja do të vijë. E kam dëgjuar nga burime të tjera, të huaja, se do të vijë për probleme të terrorizmit, por dhe këto nuk janë larg,” theksoi ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb