Avokati Spartak Ngjela komentoi zgjedhjet në Kosovë, por u ndal dhe tek situata politike në Shqipëri. Ai tha në emisionin “Real Story”, në “News 24”, se rezultati i thellë i Vetëvendosjes në zgjedhje është mundësuar, pasi sipas tij, 4 krerët që janë lidhur me krimin ndodhen në Hagë.

Më pas, Ngjela e katapultoi bisedën në situatën politike në Shqipëri. Ai tha se edhe në vendin tonë politika është e kapur pas krimit të organizuar dhe nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nuk duhet të merremi me programet, por me thembrën e Akilit. Ja t’iu bie unë programet, marr njerëzit më të mëdha të Evropës. Demokraci nuk do të thotë program, por votë e lirë. Pyetja është kjo, a kanë votuar të lirë shqiptarët? Vetëm në vitin 1992 po, sepse vinim nga komunizmi. Çfarë ndodhi në Kosovë? Çfarë programesh? Katër individë me Thaçin në krye marrjet me forcë në zgjedhje ikën, por nuk i hoqën shqiptarët, ata të heqin me vota, por pas i hoqën juve i patë si dolën zgjedhjet. Ajo është përqindja, por ata nuk lejonin. Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira, le të ikin katër krerët e mëdhenj që mbajnë krimin e organizuar në Shqipëri dhe e shihni si dalin zgjedhjet. Vetëvendosjes nuk ia dha ndihmën doktrina, por ua dha mundësinë Prokuroria Speciale që vendosi katër krerët e mëdhenj në hetim. Po SPAK-u? Do e bëjë këtë? Nëse SPAK eliminon krerët e mëdhenj të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është shfrytëzimi i një territori nëpërmjet klientelës tënde. Ku ka në Shqipëri konkurrencë në treg, ka kleintelë të qeverive. Krim do të thotë të shkelësh ligjin. Ne kemi pasur shpresë të madhe tek SPAK-u. Ajo po tregohet më e matur sepse krimi organizues këtu është më i madh. Shenjat që u dhanë në Krujë tregon që krimi i organizuar nuk vepron. I thanë Stalinit humbëm, jo tha njerëzit kanë të drejtë të votojmë, ndërsa ne të numërojmë. Pra problem qëndron se ne nuk kemi forcë sepse na e ka marrë përsipër Amerika dhe Gjermania. Gjykata Speciale që po bën SPAK-un të na eliminojnë korrupsionin”, tha Ngjela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb