FIFA ka publikuar sot renditjen mujore të kombëtareve. Shqipëria ka humbur një pozicion për muajin mars, nga vendi i 65 që ndodhej në shkurt, ka zbritur në vendin e 66-të. Kjo si pasojë e ngjitjes si me ashensor të Maqedonisë së Veriut.

Fqinjët tanë mposhtën Italinë në gjyëmfinale të Play-Off të Botërorit dhe kjo fitore i ka dhënë 5 vende, nga 67-a, tashmë Maqedonia renditet në vendin e 62-të.

Sa i përket vendeve të para, kreun e ka marrë Brazili, duke zbritur në vendin e dytë Belgjikën. Në vendin e tretë është Franca, e katërta Argjentina, Anglia e pesta dhe Italia e gjashta, që nuk humb pozicion pavarësisht mbetjes jashtë Botërorit. Gjermani është Akoma jashtë 10 vendeve të para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb