Rrobat që ne të gjithë veshim çdo ditë kanë një evolucion të gjatë në histori. Për herë të parë, rrobat lindën si nevojë për të mbuluar trupin e njeriut dhe për t’u mbrojtur nga një mot me shi. Pra rëndësia e rrobave për t’u integruar në shoqërinë në të cilën jetojmë është e dukshme. Mënyra se si vishemi dhe ngjyrat kanë të bëjnë me kohën në të cilën jetojmë dhe me mënyrën se si kompanitë apo koorporatat në industrinë e modës interpretojnë rrobat tona.

Në antikitetin klasik fillon rëndësia e perceptimit të ngjyrave në rroba.

Ngjyra e kuqe dhe ngjyrat e errëta, si lejlaja dhe e kuqe e ndezur, janë të lidhura me vitalitetin dhe veprimin, gjallërinë.

Gjithashtu ngjyra lejla ishte ngjyra e rrobave të përdorura nga perandorët. Në atë kohë kjo ngjyrë u bë ngjyra e pasurisë dhe me kalimin e kohës ajo u bë ngjyra e spiritualitetit, që e gjejmë të përdorur masivisht tek udhëheqësit shpirtërorësi tek peshkopët.

Aktualisht, ngjyra e bardhë përfaqëson pastërtinë apo fillimin e diçkaje dhe e shohim gjerësisht të përdorur në pagëzime, dasma etj; por në Rilindje ajo simbolizonte pastërtinë dhe shëndetin, një pamje e pastër ishte një garanci e një morali të mirë dhe shoqërie pozitive.

ba8806b3762fe84fe1585487b4047345

E kundërta është ngjyra e zezë që simbolizon mëkatin dhe vdekjen (ja pse shtrigat e imagjinatës popullore janë të veshura me të zeza). Megjithatë veshjet e zeza që janëpërdorur nga murgjit, në kohën e Benedikut në shekullin e dymbëdhjetë dhe periudhën Dominikane, kanë një tjetër domethënie. Këto rroba të gjata të zeza janë një simbol i asaj feje, duke treguar indiferencë ndaj të mirave materiale mbi tokë, përbuzjen e tyre ndaj jetës fizike dhe shpresën për një jetë shpirtërore. Një nënkuptim që qëndron ende dhe sot.

Ndërsa ngjyrat që duken çdo ditë si të reja, sot dhe gjithmonë kanë domethënien e kujdesit ndaj pamjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: