Kenia është në zi, pasi luani më i vjetër në shtetin afrikan ka ngordhur 14 vjeç. Bëhet fjalë për luanin Scarface.

“Scarface nuk është më. Ngordhi në paqe, pa hiena rreth tij. Masai Mara humbi një nga ikonat e saj. Legjenda e tij rroftë përjetë”, thuhet në postimin e Programit të Ruajtjes së Grabitqarëve në Mara (MPCP).

Ky luan dominonte 400 km katrorë në Masai Mara, ku mendohet se jetojnë 850-900 luanë, dhe ishte më i vjetri mes tyre.

Fotografi Randall Ball, i specializuar në botën e egër afrikane, u shpreh: “Njerëzit vinin në Kenia vetëm për të parë Scarface. Është një nga luanët më të fotografuar në botë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb