Ka ngordhur në Tanzani rinoceronti i konsideruar më i vjetri në botë. Lajmin e bën me dije Bbc, që kujton që ‘Fausta’, një ekzemplar i zi, u pa për herë të parë në kraterin e Ngorongoro në 1965, kur ishte vetëm 3 vjeç.

Ajo ka jetuar e lirë për me shumë se 54 vite edhe pse në vitet e fundit, për shkak të problemeve të shëndetit, për shkak të plakjes, ka qenë e nevojshme kurimi në një qendër të specializuar.

Kafsha asnjëherë nuk ka lindur dhe kjo, sipas ekspertëve, ka kontribuar në jetëgjatësinë e saj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb