Mijëra peshq dhe gaforre u gjetën të ngordhura të dielën në bregdetin e Kuçekkcekmece” të Stambollit, duke ngjallur frikën midis vendasve rreth rreziqeve të mundshme mjedisore në vend.

Sipas mediave të huaja, numri i madh i peshqve dhe i gaforreve të ngordhura, ngriti reagimin e banorëve, të cilët njoftuan autoritetet e vendit.

Duke folur për Agjencinë e Anadolu, kreu i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Stamboll, Ahmet Yavuz Karaca, tha se një ekip shkencëtarësh ishin dërguar për të hetuar incidentin.

“Ne morëm disa nga peshqit e ngordhur, dhe mblodhëm mostrat e ujit nga liqeni. Do ta informojmë publikun posa të zbulojmë të vërtetën lidhur me rastin. Një gjë e ngjashme pati ndodhur disa muaj më parë, por kësaj radhe, shkalla është me e lartë e incidentit”, tha Karaca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb