Edicioni i parë i IzraelFest ka ngritur siparin të dielën në Tiranë, një festival kulture Izrael Shqipëri, përndryshe një platformë ku Historia, Arti, kultura dhe trashëgimia, e dy vendeve takohen. Ky edicion vjen si kremtim i 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike e njëherit, kremtimit të një miqësie edhe më të vjetër mes dy popujve.

“Një agjendë e pasur evenetesh artistike dh ekulturore ku prezantohet trashëgimia kulturore dhe krijimtaria bashkëkohore e ekselencës izraelite dhe shqiptare. Artistë dhe personalitete të kulturës nga të dyja vendet, Europa, SHBA dhe nga skena ndërkombëtare e artit, do të prezantohen në një program që do të gjallërojë kryeqytetin, nga muzika instrumentale, klasike dhe ajo bashkëkohiore, te foklori e muzika Klezmer e mirënjohur botërisht”, tha drejtoresha artistike e festivalit, Almira Emiri.

Çelja u bë me muzikën e traditës hebreje ‘Klezmer’ dhe shqiptare, si edhe me përshëndetjet e Rabinit Yisroel Finman, drejtor i Rabinatit Shqiptar. Pos muzikës së dy vendeve, fstiovali sjell takime me fokus historinë e dëshmitë e të mbijetuarver të holokaustit në 6 ditë festival.

“Nëse arti dhe kultura shprehen ndjeshëmri e kreativitet sa individual e kombëtar ato po ashtu kanë mudnësi të bëjnë për vete e të komunikojnë përtej kufijve gjuhësorë e identitarë”

Ndonëse ka një perceptim se marrëdhëniet mes hebrenjve dhe shqiptarëve i takojnë Luftës së Dytë Botëore ku u shpëturan qindra hebrenj, festivali e vuri theksin te raportet më të hershme që dëshmohen përmes sinagogës e shekullit të V në Sarandë dhe ngulimet e hebrenjve në Gjirokastër e Elbasan në mesjetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb