DIBËR

Ulja e temperaturave ka bërë që të bjerë borë në Dibër, ndërsa nuk kanë munguar edhe ngricat.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se mbrëmja e së enjtes është shoqëruar sërish me reshje bore të cilat kanë përfshirë zonat nga 400 metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë moti u shoqërua me rënie të ndjeshme të temperaturave që zbritën deri në -6° C në zonat malore.

Situata në Njësitë Administrative të Dibrës si Kala e Dodës, Selishtë, Lurë Zall – Dardhë etj vijon të jetë problematike pasi trashësia e borës ka arritur deri në 40 cm.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Njësitë Administrative, Martanesh, Trebisht, Ostren të Bashkisë Bulqizë. Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël në Njësinë Administrative Zerqan janë të izoluara.

Edhe në rrugët nacionale paraqitet ngricë, ndërsa po punohet që të mbahen të pastra. Policia e Dibrës këshillon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të kenë me vete zinxhirë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: