Temperaturat e ulta të këtyre ditëve kanë sjellë probleme në në segmentin Bulqizë-Qafa e Buallit, për shkak të ngricave të krijuara në rrugë.

Siç raporton gazetari Enver Doçi, mjetet që lëviznin në këtë aks janë përballur me një sërë problemesh, që nga era e fortë, mjegulla, deri tek akulli.

Drejtuesit e mjeteve tashmë duhet të tregojnë kujdes, ndërkohë që bulqizakët sfidojnë temperaturat e ulta, ndërsa gërmojnë në stogjet e kromit, për të nxjerrë bukën e gojës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb