Kryeministri Edi Rama publikon një video të postblloqeve të policisë, që po ngrihen në të gjitha zonat e gjelbërta, që do të lehtësojnë masat nga dita e nesërme.

Në video shihen policë të shumtë në rrugë të ndryshme, ndërsa edhe vetë kryepolici Ardi Veliu ka inspektuar pikat e kontrollit, teksa iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të zonave të gjelbërta të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat kundër koronavirusit.

“POLICIA E SHTETIT përgatitet për Zonat e Gjelbërta dhe kërkon vetëdijësim, mirëkuptim, bashkëpunim nga çdo qytetar!”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb