Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ishte i pranishëm në Shkodër në përurimin e qendrës multifunksionale për romët. Gjatë këtij aktiviteti ambasadori Soreca u shpreh se duhet thyer rrethi vicioz i varfërisë dhe përjashtimit që ndikon mbi romët dhe egjiptianët.

Integrimi i romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri është çështje kyç në axhendën politike të BE dhe Shqipëria ka nevoje të adresojë këto prioritete në mënyrë që të vijoje procesin e aderimit në BE.

Po ashtu ambasadori i BE u shpreh se romët dhe egjiptianët kanë një situatë të vështirë pasi përballen me varfërinë dhe mungesë shërbimesh apo nuk kanë akses në këto shërbime si pjesa tjetër e mazhorancës.

“Qeveria duhet t’i vijë në ndihmë këtyre komuniteteve dhe ne bashke me qeverinë po shohim mundësitë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata. Po ashtu edhe pushteti lokal duhet të bëjë më shumë për romët dhe egjiptianët”, deklaroi ambasadori Soreca.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb