Ministrja Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, votimin i parashikuar për në dhjetor mund të shtyhet deri në një qëndrim pozitiv  të të gjithë shumicës.

Duket se deklaratat pompoze për liberalizim vizash në muajin dhjetor po tërhiqen me shpejtësi, por ende nuk dihet saktësisht shkaku i “frenimit” të tyre.

“Nëse nuk ka shumicë gjatë votimit për liberalizimin e vizave te Këshilli i Ministrave vendimi për votim shtyhet derisa nuk merret qëndrimi pozitiv i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Procedurat nuk kthehen prapa dhe konsideroj se shembulli i kthimit në proces deri më tani nuk ka ngjarë, as në rastin tonë nuk do të ngjajë”, ka thënë Hoxha në një intervistë për mediat kosovare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb