Keni hundë të bllokuara, që rrjedhin dhe vuani vazhdimisht nga infeksione të sinuseve?! Janë të shumtë njerëzit që kanë infeksion të sinusit, që është një inflamacion apo enjtje e sinuseve. Normalisht ata janë të mbushur me ajër.

Kur bllokohen dhe mbushen me lëng, bakeria mund të rritet dhe të shkaktojë infeksion.

Çfarëdo lloj gjëje që bllokon bllokimin e kanaleve të sinuseve mund të shkaktojë infeksion të sinusit, si: të ftohtë, alergji, rinit (inflamacion i membranës së mukozës) jo alergjik, polipe nasale. Uthulla e mollës përmban një sërë ushqyesish, ku përfshihen vitaminat B1, B2, A dhe E, kalciumi dhe magnezi.

Këta ushqyes ndihmojnë për të pastruar kavitetet e sinusit dhe trajtojnë simptomat alergjike. Uthulla e mollës për më tepër e shpërndan dhe e rrallon mukozën thuaje menjëherë.

Një nga gjërat e para që do të vëreni pasi të pini uthull molle është se ngjyra e mukusit tuaj shkon nga e bardhë ose jeshile dhe e trashë në më e hollë dhe e pastër. Rrallimi i mukusit është çelësi për të luftuar dhe larguar infeksionin e sinusit.

Përbërësit:
½ filxhan çaji ujë
¼ filxhan çaji uthull molle
1 lugë gjelle mjaltë i papërpunuar
1 lugë çaji piper speci të kuq
1 limon, i shtrydhur (lëngu)

Përgatitja:
Lëmë ujin të vlojë. Shtojmë uthull molle dhe e përziejmë. Shtojmë mjaltë dhe piper speci të kuq. I përziejmë mirë. Shtojmë lëng limoni. E pimë rregullisht këtë pije derisa infeksioni i sinusit të jetë larguar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb