Pasi ngriti në këmbë policinë e Tiranës, zbulohet se çfarë kishte brenda valixhes së braktisur në kryeqytet.

Ngjarja u regjistrua në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se brenda valixhes kishte rroba dhe se ajo i përkiste një zonje, që e kishte harruar në rrugë.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për një valixhe që u konstatua në Rrugën e Kavajës, ju informojmë se:

Në vendin ku u konstatua valixhja shkoi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të valixhes, brenda së cilës rezultoi se kishte veshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: