Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman paralajmëroi sot se nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë për krizën e emigrantëve në Kanalin e La Manshit, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Francën, e krijuar për të frenuar fluksin e emigrantëve drejt vendit.

Braverman tha se fluksi i emigrantëve drejt Britanisë, i cili ka arritur një rekord prej 40,000 personash këtë vit, “nuk është një problem që mund të zgjidhet brenda natës”.

“Bandat e kontrabandës së njerëzve janë grupe gjithnjë e më të sofistikuara ”, tha Braverman, ndërsa shtoi se “çdo vend sovran ka të drejtë të mbrojë kufijtë e tij dhe të zgjedhë se kush hyn. Në kundërshtim me argumentet e disa qarqeve, Britania e Madhe nuk ka burime të pashtershme, as aftësi për të ofruar një ftesë të hapur për emigrantët e paligjshëm”.

Braverman pranoi se marrëveshja e firmosur së fundmi me Francën për të rritur kontrollet ndaj emigrantëve ilegalë nuk do ta ‘rregullojë problemin’, por këmbënguli se është një ‘hap i madh përpara’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb