Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka komentuar mesazhin e ambasadës e cila sot uroi të aplikantët e kualifikuar për në BKH që do të nisin trajnimin.

Znj.Kim thotë se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë dhe e përsorur, por ecën përpara edhe nëse njerëzit e këqij nuk e duan atë.

Ajo vlerëson edhe institucionet e tjera të reja të drejtësisë, për të cilët thotë se po funksionojnë dhe vijojnë punën.

AMBASADORJA AMERIKANE YURI KIM

SPAK po procedon më shumë, duke kapur pasuri dhe duke vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon. Gjykata e Lartë është duke shqyrtuar raste. Vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse njerëzit e këqij nuk e duan atë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb