“Italia do të zhytet nga deti në vitin 2100”. Ky është parashikimi alarmant i ENEA-s, Agjencisë kombëtare italiane për teknologjitë e reja dhe energjinë që në kuadër të një konference mbi zhvillimin e qëndrueshëm shfaqi disa parashikime për ngritjen e shpejtë të Mesdheut për shkak të ngrohjes globale.

“Mijëra kilometra katrorë të zonave bregdetare rrezikojnë të zhduken në mungesë të ndërhyrjeve zbutëse dhe adaptimit”, thotë agjencia.

Sipas ENEA-s “deri në fund të shekullit rritja e nivelit të detit përgjatë brigjeve italiane vlerësohet mes 0.94 dhe 1.035 metra”, duke marrë parasysh një model paraprak minimal dhe “mes 1.31 dhe 1.45 metra”, duke ndjekur një bazë më pak të kujdesshme. Agjencia jep edhe këshilla se çfarë masash duhet të merren.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb