Miliarderi Bill Gates ka udhëhequr një investim të ri prej 12 milionë dollarësh në një kompani australiane që synon të zvogëlojë kërcënimet e ngrohjes globale.

Breakthrough Energy Ventures, të cilin bashkëthemeluesi i Microsoft-it e krijoi në vitin 2015, ka udhëhequr financimin e startup-it me bazë në Perth, i cili quhet Rumin8. Kjo nismë është mbështetur dhe nga Jeff Bezos dhe Jack Ma.

Rumin8 është duke zhvilluar një sërë suplementesh për t’i ushqyer lopët në mënyrë që të zvogëlojë sasinë e metanit, një gaz i fuqishëm serrë, që ato nxjerrin jashtë. Ushqimi përfshin alga deti të kuqe dhe bimë malore që përsërisin “përbërjen anti-metanogjene të natyrës” dhe reduktojnë prodhimin e metanit.

Sipas specialistëve, gazrat e nxjerrë nga kafshët, kryesisht të lopëve janë më të fuqishme sesa makinat apo termocentralet, pasi mund të nxjerrin deri në 220 paund metan në vit, që është ekuivalent, e djegien e 900 gallonave benzinë.

SHBA dhe BE kanë nënshkruar një premtim global për të reduktuar emetimet e metanit me 30% deri në vitin 2030, por me konsumimin e mishit në mbarë botën që pritet të rritet në dekadat e ardhshme.

Hulumtimet kanë zbuluar se shtimi i algave të detit në ushqimin e lopëve mund të zvogëlojë formimin e metanit në zorrët e tyre me më shumë se 80%. Gates ka folur më parë për ndikimin klimatik të ngrënies së mishit dhe ka mbrojtur që njerëzit të kalojnë tërësisht në konsumimin e mishit sintetik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb