Të apasionuarit pas birrës me ngjyrë të kristaltë asaj të errët, bjondes dhe llojeve të tjera të përzgjedhura apo të stazhionuara duhet të përgatiten.

Rritja e valës së të nxehtit dhe thatësirës të shkaktuara nga ndryshimi klimatik pritet të shoqërohen me një rënie graduale të prodhimit të elbit, dhe për rrjedhojë të birrës.

Prodhimi i elbit është i lidhur ngushtë me motin, për këtë arsye temperaturat ekstreme do të ndikojnë ndjeshëm në uljen e sasisë së prodhimit, duke e bërë pijen alkoolike më popullore në botë gjithnjë e më të rrallë dhe më të shtrenjtë, bën me dije studimi i publikuar sot.

“Një rënie në prodhimin global të elbit, përkthehet në një rënie edhe më e madhe në prodhimin e elbit që është i lidhur ngushtë me prodhimin e birrës”, shprehet Dabo Guan, pedagog i ekonomisë për ndryshimet klimatike në Universitetin e Anglisë Lindore (Britanisë së Madhe), duke vënë në dukje se “kulturat me cilësi të lartë janë edhe më të ndjeshme ndaj kushteve klimatike”.

Vetëm elbi i cilësisë më të mirë (më pak se 20% e elbit në rang botëror) shkon për prodhimin e birrës, pjesa tjetër që mbetet përdoret për ushqim për bagëtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb