Për shkak të ngrohjes globale, në plazhet e Floridës, në katër vitet e fundit po lindin vetëm breshka femra.

Sipas asaj që shkencëtarët kanë shtjelluar dhe raportuar nga CNN, kjo ka ndodhur si pasojë e valëve intensive të të nxehtit të shkaktuara nga kriza klimatike, e cila po ngroh ndjeshëm rërën dhe disa plazhe.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Oqeaneve, nëse vezët e një breshke inkubohen nën 27 gradë, të vegjlit do të jenë meshkuj, ndërsa nëse vezët inkubohen mbi 31 gradë, ato do të jenë femra (temperaturat që luhaten midis dy ekstremeve do të rezultojnë në një përzierje të meshkujve dhe femrave breshka).

“Me ndryshimin e klimës, temperaturat në rritje mund të shkaktojnë kushte të shtrembëruara dhe madje shkaterruese të inkubacionit, të cilat do të ndikojnë te breshkat dhe speciet e tjera zvarranike”, shpjegoi Shërbimi Kombëtar i Oqeaneve. Raporti i pabarabartë i meshkujve ndaj femrave është një shqetësim në rritje mes ekspertëve. Melissa Rosales Rodriguez, kujdestare e breshkave të detit në Spitalin e Breshkave të Detit, hapur së fundmi nga kopshti zoologjik i Miami, tha se “me kalimin e viteve do të shihni një rënie të mprehtë të popullsisë së tyre, sepse thjesht nuk ka diversitet gjenetik dhe nuk ka mashkull-femër, raporti i nevojshëm për të pasur seanca të suksesshme mbarështimi.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb