Zv.kryeministri Erion Braçe përmes një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale ka reaguar për protestën e studentëve, ndërsa “thumboi” edhe dy partitë kryesore PD-LSI.

Ai shkruan se ushtarët e këtyre partive kanë shpërthyer në dhunë brenda ambienteve të fakulteteve. Mes tjerash Braçe shkruan se dhuna nuk ka të bëjë fare me shkollën dhe me procesin mësimor.

#Dhune e vjeter sa dy partite-njera e stervjeter dhe tjetra e kthyer e vjeter shume shume shpejt, ushtaret e te cileve kane shperthyer ne #dhune brenda shkollave.#Dhuna nuk ka lidhje me #shkollen, madje nuk ka lidhje me as me procesin mesimor.#Dhuna tani ka lidhje me #Pushtetin. #TeteKerkesat jane tejkaluar prej ditesh te tera dhe ju adresohen studenteve si zgjidhje edhe me te gjera se sa u kerkua.

Por #Dhuna nuk ka lidhje me to; #Dhuna nuk donte zgjidhje qe ne nisje. #Dhuna eshte instrumenti i ketyre per tek #Pushteti banal qe duan te rikthejne! E mbani mend; Ishte dhe rikthehet ne Vitrinen e Kristalte ku shkelqente sistemi i tyre i arsimit te larte, banal dhe i korruptuar, #kriminal.

#BollmeDhune

#HapniShkollat. Konfliktin qe po e kerkoni me cdo kusht, nuk do ta gjeni. Ne as rrahim e as vrasim kend sic ideologu i dhunes beri po ne Janar! Hiqni dore nga dhuna mbi institucionet dhe te ndryshmin nga ju kudo, duke nisur nga shkollat; #HapniShkollat per studentet qe duan mesimin”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: