TIRANE

Pas ngujimit të studentëve tek fakulteti i Ekonomikut dhe ai i Juridikut në shenjë proteste për mosplotësimin e 9 kërkesave të tyre, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit i ka kërkuar ndjesë studentëve dhe prindërve që ankohen për pengimin e mësimit.

Kreu i qeverisë shkruan se kjo maskaradë nuk devijojë rrugën e nisur. Mes të tjerash ai pohon se Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare për tarifat, sipas Vendimit të Qeverisë.

“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët?. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student?. Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë?Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave?#QentëLeTëLehin ne do shkojmë së bashku përpara?”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb