TIRANE
Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar sot në formë unanime për lirimin e godinës së Juridikut, e cila vijon të mbahet peng nga studentët e ngujuar.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se menjëherë pas votimit, Senati i UT-së ka kërkuar që studentët të lirojnë godinën me qëllim vijimin e mësimit. Brenda godinës ndodhet një numër i madh studentësh, të cilët kundërshtojnë dhe nuk pajtohen me Ligjin e Arsimit të Lartë.
Disa ditë më parë, Fakulteti i Juridikut vendosi të zhvendoste mësimin në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, por edhe aty, studentët kanë hasur në rezistencë dhe dera e gjimnazit u mbyll me zinxhirë.
Veprime të tilla kanë detyruar Senatin e Universiteti të Tiranës për marrjen e këtij vendimi, ndërsa studentët vijojnë të qëndrojnë stoikë në kërkesat e tyre, që ia kanë parashtruar prej kohësh ministrisë së Arsimit.
(BalkanWeb)